Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë 21.4 miliardë lekë

INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë 21.4 miliardë lekë

Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në 11-mujorin e këtij viti shënuan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten 21.4 miliardë lekë, nga 30.1 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2022-shin. Në rënien e eksporteve me rreth 9 miliardë lekë, ndikimin kryesor e dha grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Të dhënat tregojnë se nga 16 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ato ranë në 6 miliardë lekë, në 11-mujorin e 2023. Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rritje me rreth 3 miliardë lekë përkundrejt 2022-shit, duke arritur në 566 miliardë lekë nga 53 miliardë lekë që ishin në 2022-shin. Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 11-mujorin e vitit 2023 llogariten në rreth 6.4 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë. Qeveria federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. Flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 91 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments