Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHF: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës...

FSHF: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të dhënë ndaj çështjes se “Superligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën. “Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi”, bën të ditur FSHF. FSHF thotë se qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur, gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ