Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASveçla: Të përgatitur për çdo situatë

Sveçla: Të përgatitur për çdo situatë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit është pronare e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se në këtë kompleks është investuar jashtëligjshëm dhe se destinacioni final do të përcaktohet ditëve në vijim. Sveçla në konferencë për medie të mërkurën paralajmëroi se policia dhe prokuroria shumë shpejt do të dalin me raport për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë. Për sa i takon pronësisë u sqaruam, për sa i takon menaxhimit të atij kompleksi Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, asaj të Brendshme dhe Administratës Publike. Ish-ministrja e Administratës Publike ka departamentin e menaxhimit të objekteve të llojeve të këtilla në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinaconin final do të bëjmë me kohë”, tha ai. Ai tha se për sulmin terrorist serb të 24 shtatorit janë duke bërë hetimet e tyre edhe KFOR-i dhe EULEX, mirëpo nuk e dinë se kur do të dalin me raport për hetimet e tyre. Në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë në vend, Sveçla tha se institucionet e vendit janë vigjilente dhe të përgatitura për çfarëdo situate. Sa i përket kërkesave të njësive të specializuara të policisë, Sveçla tha se do të bisedojë sot me përfaqësuesit e sindikatës për t’i parë mundësit se çka është e mundur ose jo për t’i realizuar kërkesat e tyre. Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se do të angazhohet maksimalisht për t’i adresuar kërkesat dhe për të parë mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate. Krahas kësaj Hoxha tha se s’ka individë të paprekshëm nga Policia e Kosovës dhe se secili që dyshohet se ka kryer vepër penale do të hetohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments