Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKori i Zërave të Bardhë

Kori i Zërave të Bardhë

Kori i Zërave të Bardhë, i përbërë nga fëmijët e talentuar të TKOB-së do t’i sjellë edhe më hare atmosferës së festave të këtij fundviti. Sonte, në TKOB do të shfaqet koncerti “Këmbanat e arta”, me Korin e Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi, koncertmaestër Igli Rapaj dhe nën dirigjimin e Dritan Lumshit. Fëmijët do të këndojnë ariet më të njohura të Krishtlindjes, ato që na shoqërojnë kudo gjatë këtyre ditëve dhe që këndohen në mënyrë instiktive nga një pjesë e madhe e publikut. TKOB shkruan në faqen online se kjo është një mënyrë e bukur për të pritur festat duke ndarë me artdashësit edhe programin e mbrëmjes së sotme. Në program është vendosur Johannes Brahms, me “Guten Abend, gute Nacht”, shoqëruar në piano nga Noemi Koçiaj, Cesar Franck me “Panis Angelicus”, “Ave Maria” nga Giulio Caccini, “Hallelujah” e Leonard Cohen, arie nga kompozitorë të famshëm si Mozart, Rossini, Bizet etj., si dhe këngë tradicionale nga Amerika e Jugut. Kori ka përgatitur një repertor të zgjedhur që premton një koncert të suksesshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments