Programi CoSolve-19, u krijua si një mbështetje për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë prekur nga pandemia e COVID-19. GIZ Albania në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare, kanë mbështetur 299 SME dhe fermerët nëpërmjet trajnimeve, këshillimeve të personalizuara dhe granteve financiare bënë të mundur kapërcimin e sfidave që solli pandemia duke forcuar qëndrueshmërinë e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Tashmë këto biznese që u mbështetën nga CoSolve-19 janë të përgatitura dhe të gatshme për të përballuar me sukses çdo sfidë me të cilën mund të hasin në përditshmëri. Në një takim që u zhvillua në kuadër të këtij programi, përfaqësues të institucioneve të linjës, të SME-ve dhe fermerët ndanë eksperiencën e tyre në rinpërtëritjen e biznesit të tyre përballë vështirësive që kaluan nga pandemia dhe impaktin që kanë ato në ekonominë lokale dhe punësimin. Thirrja e parë e CoSolve-19 u çel në mars 2021 dhe prej saj kanë përfituar rreth 200 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe fermerë të regjistruar, të cilët kanë kaluar nëpër cikle të ndryshme këshillimore, duke filluar nga analiza e situatës së biznesit, përcaktimi i masave për ndryshim, zbatimi i planit të ndërhyrjes, përfshirë edhe aksesin në financë. Pas përfundimit të cikleve këshilluese, këto biznese janë aktualisht në fazën e vlerësimit të aplikimit të tyre për grante, e hapur vetëm për bizneset dhe fermerët që ndoqën ciklin këshillimor të kësaj thirrje të parë. Ndërsa periudha e aplikimit për thirrjen e dytë u hap deri më 10 Janar 2022 për zgjodhi 300 aplikues për përkrahje të menjëhershme në raundin e dytë duke respektuar parimin kush aplikon i pari, shërbehet i pari.