Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Prodhimi i ullinjve u rrit me 43.16%

INSTAT: Prodhimi i ullinjve u rrit me 43.16%

Prodhimi i ullinjve në shkallë vendi u rrit me 43.16% ose në shifrën e 157.7 mijë tonëve, sipas të dhënave të publikuara së fundi nga INSTAT. Sipas INSTAT, 86.8 % e prodhimit total të ullirit në vendin tonë është i përqendruar kryesisht në 4 qarqe. Ndërkohë që kryeson qarku Fier me 27.8 %, ndjekur nga Berati me 27.1 %, Elbasani me 17.4 % dhe më pas renditet qarku Vlorë me 14.5 %. Qarqet e tjera zënë një peshë prej 13.2 % të prodhimit të ullirit gjithsej. Ullinjtë e kultivuar janë në dy varietete kryesore, ullinjtë varietet për vaj që përfaqësojnë 81,7% të prodhimit ullirit dhe ullinjtë varietet për tavolinë që zënë 18,3%. Nisur dhe nga kushtet klimatike, vihet re që niveli më i lartë i prodhimit të ullirit është në zonat fushore dhe bregdetare. Sipas të dhënave të INSTAT, niveli më i ulët i prodhimit të ullinjve është shënuar në qarqet Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë. Zonat verilindore dhe juglindore, me klimë të ftohtë, si qarqet Kukës, Korçë dhe Dibër janë zona që nuk kultivojnë ullirin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments