Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Më shumë se gjysma e eksporteve drejt vendeve të BE

INSTAT: Më shumë se gjysma e eksporteve drejt vendeve të BE

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian për njëmbëdhjetëmujorin e 2023-shit, zënë 58.4 % të gjithë tregtisë. Referuar raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – nëntor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.5 %, Kina me 7.9 %, Turqia me 6.8 % dhe Greqia me 6.6 %. Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 10.1 %, Gjermania me 29 %, Spanja me 17.9 %, etj. Ndërsa vendet me të ciliat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë Kosova me 8.9 %, Greqia me 13.9 %, dhe Mbretëria e Bashkuar me 3 herë, etj. Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 5.1 %, Turqia me 26.3 %, Greqia me 23.5 %, etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kina me 25.8 %, Gjermania me 5.2 % dhe SHBA me 29.8 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments