Çfarë nënkuptoj me armëpushim të qëndrueshëm? Të gjithë do të donin që kjo luftë të përfundonte tani, por kjo nuk është e qëndrueshme, theksoi ministri i Jashtëm britanik David Cameron në një konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin italian Antonio Tajani. ”Nëse do të ndalonim përfundimisht dhe do t’ia linim kontrollin Hamasit, edhe vetëm një pjesë e Gazës nuk do të funksiononte”, shtoi ai. ”Të thuash dua armëpushim dhe dua zgjidhje me dy shtete, këto dy gjëra nuk mund të shkojnë bashkë. Ne nuk mund të presim që izraelitët të jenë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete me Hamasin në kontrollin e një pjese të asaj që do të ishte Palestina, theksoi Cameron.