Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, deklaruan së bashku sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron dhe homologia e tij franceze, Catherine Colonna në një konferencë shtypi në Paris. ”Është thelbësore që Putini të humbasë luftën”, tha Cameron. ”Akti i parë ishte dështimi i jashtëzakonshëm i Rusisë në arritjen e qëllimeve të saj. Akti i dytë ishte rezistencë e bujshme nga ukrainasit që zmbrapsën rusët. Dhe padyshim që akti i tretë është më i vështiri”, theksoi ai duke iu referuar situatës aktuale ushtarake në terren. ”Akti i katërt mbetet për t’u shkruar dhe ne duhet të sigurohemi që është shkruar në mënyrën e duhur”, përfundoi Cameron. Colonna nga ana e saj theksoi se Londra dhe Parisi po punojnë “krah për krah për të mbështetur Kievin”.
Mbështetje Kievit për aq kohë sa të jetë e nevojshme
RELATED ARTICLES