Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,19 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Martë,19 Dhjetor 2023

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore NDERSA vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës.  Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h  nga drejtimi kryesisht Verior.

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veriperëndimi i Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 – 2 gradë C si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell paraqiten; gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore NDERSA si pasoje e  prezencës prej disa ditësh të një një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Lindje të Europës; vendet e Europës Lindore, rajoni i Balltikut si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të kenë reshje shiu e dëbore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments