Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVARohde dorëzon vizën e fundit turistike për qytetarin kosovar

Rohde dorëzon vizën e fundit turistike për qytetarin kosovar

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë. Kjo ndodhi vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova. Nga ana e tij, Rohde tha se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve. Personi që e pranoi këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria i cili tha se ndihet i lumtur për këtë rast dhe se do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët. Ai njëheraz falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments