Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Raffaelo Pagnozzi, kanë vizituar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Drejtuesit e EOC-së u pritën nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima. Ylli, duke falënderuar presidentin Capralos për vizitën ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer që Komiteti Olimpik Evropian po e jep për KOKSH në projekte të ndryshme me qëllim zhvillimin e sportit në Shqipëri. Ylli e njohu mikun e tij me punën e realizuar deri tani nga KOKSH, si dhe me projektin ambicioz “Ekipet Sportive në Shkolla”për masivizimin e sportit në shkolla, projekt ky shume i vlerësuar nga te gjitha komitetet olimpike. Nga ana e tij, presidenti Capralos dhe sekretari i Pagnozzi përgëzuan presidentin e KOKSH, Ylli për sukseset e arritura në kohë kaq të shkurtër. Krerët e EOC-së së bashku me drejtuesit e KOKSH janë pritur gjithashtu në një takim të nivelit të lartë nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.