Elon Musk dëshiron të hapë një universitet në Austin, Teksas, “i dedikuar arsimit në nivelet më të larta”. Lajmin e raporton agjencia Bloomberg, duke cituar dokumentacionin e depozituar nga miliarderi pranë agjencisë amerikane të taksave. Universiteti do të ketë profesorë me përvojë dhe një kurrikulë tradicionale të shoqëruar nga përvoja të drejtpërdrejta në terren, simulime dhe laboratorë.