Kina duhet të braktisë politikën e saj të padrejtë ekonomike, e cila penalizon ekonominë kineze dhe bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas sekretares amerikane të Thesarit, Janet Yellen. “Për një kohë të gjatë, punëtorët dhe bizneset amerikane nuk kanë qenë në gjendje të konkurrojnë në baza të barabarta me punëtorët kinezë”, tha Janet Yellen gjatë një fjalimi në Këshillin e Biznesit SHBA-Kinë. Sipas saj ”nëse Pekini largohet nga qasja e tij ekonomike ndaj industrisë dhe financave, (…) do të ishte më mirë për Kinën si dhe do të ishte e dobishme për kompanitë amerikane”. ”Një rol tepër i madh për kompanitë publike mund të frenojë rritjen dhe një rol i tepërt i aparatit të sigurisë mund të dekurajojë investimet”, paralajmëroi ajo. Frika dhe ankesat e kompanive amerikane për situatën ekonomike në Kinë u përforcuan në pranverë nga kërkimet dhe marrja në pyetje të kryera në emër të “sigurisë kombëtare” në degët kineze të firmave konsulente amerikane. ”Shpesh dëgjoj kompanitë amerikane të flasin për vështirësitë me të cilat po përballen. Këto tendenca duhet të shqetësojnë Kinën”, shtoi ajo.
SHBA: Pekini të ndalojë politikën e padrejtë ekonomike
RELATED ARTICLES