Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI OBSH: Industria e duhanit promovon ‘prova të rreme’ për cigaret elektronike

 OBSH: Industria e duhanit promovon ‘prova të rreme’ për cigaret elektronike

rganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka akuzuar industrinë e duhanit për përhapjen e dezinformatave dhe përfshirjen e qëllimshme të fëmijëve gjatë tregtimit të cigareve elektronike. “Industria financon dhe promovon prova të rreme për të argumentuar se këto produkte reduktojnë dëmin,” tha sot agjencia e OKB-së në Gjenevë. OKB bëri thirrje për rregulla më të rrepta për produkte të tilla. “Fëmijët po vihen në kurth në moshë të re për të përdorur cigare elektronike pas të cilës mund të fiksohen me nikotinën”, paralajmëroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. OBSH kërkon që vendet t’i bëjnë cigaret elektronike më pak tërheqëse duke ndaluar shijet, duke reduktuar përmbajtjen e nikotinës dhe duke vendosur taksa ndaj produkteve. Cigaret elektronike reklamohen nga kompanitë e duhanit si produkte nikotine që mund të zvogëlojnë rreziqet për shëndetin në krahasim me cigaret konvencionale. OBSH theksoi se përdorimi i avulluesve elektrikë të nikotinës prodhon edhe substanca toksike që mund të shkaktojnë kancer dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Organizata tha se fëmijët e moshës 13-15 vjeç përdorin cigare elektronike me norma më të larta se të rriturit në të gjitha rajonet e OBSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments