Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor sonte do të informojë liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Osmani në një deklarim për media para samitit, ka theksuar se ky samit po mbahet në një kohë të vështirë për Evropën dhe botën për shkak të një numri konfliktesh që po ndodhin në botë, të cilat sfida dëshmojnë se sa e rëndësishme është paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor. Ajo kërkoi edhe një herë heqjen e masave të BE-së të vendosura ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndaj Serbisë për shkak të aktit të agresionit të kthyer më 24 shtator në Banjskë. Presidentja theksoi se gjatë takimit të samitit do të flasë mbi rrezikun nga Serbia që ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin. Ajo ka theksuar se ngjarjet e 24 shtatorit në Banjska ishin një akt terrori i sponsorizuar nga shteti serb, i cili po vazhdon të mbrojë autorët e këtij sulmi, andaj është e rëndësishme që sulme të ngjashme të parandalohen në të ardhmen. Për më tepër, Osmani tha se në Bruksel do të diskutohet se si mund ta ecën rajoni ynë përpara dhe mbi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane, përfshirë edhe Kosovën.
Osmani në Bruksel thotë se Serbia po planifikon sulme të reja
RELATED ARTICLES