Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Pas kërkesave nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgjigjur për ta, duke thënë se kërkesat po trajtohen dhe se brenda afatit 5-ditor KQZ do të përgjigjet. Për këto përgjigje, KQZ do të bashkëpunojë me Agjencinë për Regjistrimin Civil, pasi që lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre tre komunave kanë kërkuar nga KQZ që t’i ofrojnë informata zyrtare për anëtarët e grupit iniciues dhe t’i ofrojnë informata lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind. Elezi theksoi se nga komuna e Zveçanit nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë.
KQZ pranon kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të 3 komunave veriore
RELATED ARTICLES