Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,14 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,14 Dhjetor 2023

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe herë pas here të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës; në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar shira intensivë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 13°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Prezenca e një qëndre ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të Europës do të sjellë reshje të dendura dëbore në Europën Lindore dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu; si pasojë e kalimit të një sistemi frontesh nga Jugperëndimi i Europës drejt vendeve të Ballkanit do të sjellin vranësira të dendura dhe shira intesivë KU herë pas-here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments