Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASveçla : Kërcënimet e Serbisë, problem serioz për Kosovën e rajonin

Sveçla : Kërcënimet e Serbisë, problem serioz për Kosovën e rajonin

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takim shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-Ariella Viehe, me të cilën diskutoi mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri. Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veri dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam në takim, shkruan Sveçla në një postim në Facebook. Po ashtu në këtë takim u dakordua edhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR. Ministri Sveçla tha se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën, por edhe të rajonit. “Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments