Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMKurti i shqetësuar me rezultatet e PISA

Kurti i shqetësuar me rezultatet e PISA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur sot shqetësimin për rezultatet e testit PISA në Kosovë. Kurti tha se rezultatet e dobëta tregojnë për defekte strukturore dhe kronike në sistemin arsimor, të cilat sipas tij shtrihen në të kaluarën dhe që nuk mund të rregullohen menjëherë dhe as shpejtë. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se janë të angazhuar për kushte të mira të punës për mësimdhënies dhe mësim nxënies, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë se nxënësit po mësojnë dhe po dinë. “Jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA në vendin tonë, të cilat treguan për defekte strukturore dhe kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë, të cilat nuk mund të rregullohen as për njëherë dhe as shpejt”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments