Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Spielberg: Një barbari e tillë kundër hebrenjve e paimagjinueshme

 Spielberg: Një barbari e tillë kundër hebrenjve e paimagjinueshme

Fondacioni ”USC Shoah”, i themeluar nga regjisori i njohur hollivudian Steven Spielberg në 1994, po mbledh video dëshmi të mizorive të kryera nga terroristët e Hamasit kundër izraelitëve më 7 tetor për të shtuar pasurinë e tij të dëshmive video nga të mbijetuarit e Holokaustit. Këtë e shpjegoi vetë regjisori i ”Listës së Shindlerit” gjatë një aktiviteti të organizuar nga fondacioni lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. ”Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha dëshmitar i një barbarie të tillë e papërshkrueshme kundër hebrenjve në jetën time”, theksoi Spielberg për ”Fox News”. ”Jam i tronditur nga dhuna e ushtruar nga terroristët e Hamasi kundër izraelitëve, së bashku me valën e antisemitizmit e cila muajt e fundit është përhapur në mbarë botën. Ne do të sigurojmë që zërat e të mbijetuarve të veprojnë si një mjet i fuqishëm për të luftuar rritjen e rrezikshme të antisemitizmit dhe urrejtjes”, shtoi ai. ”Të mbijetuarit e Holokaustit janë më të guximshmit mes nesh dhe rrëfimet e tyre janë një dëshmi e qëndrueshme e shpirtit njerëzor”, përfundoi regjisori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments