Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë, 12 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Martë, 12 Dhjetor 2023

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore NDERSA vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës.  Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 12°C.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR  mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h  nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veriperëndimi i Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë C si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Vendet në Rajonin e Balltikut si edhe Europa Lindore do të MBETEN nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit.  PO ashtu; vijon problematike situata në Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre me reshje të konsiderueshme dëbore dhe temperatura të ulëta. Përsa i përket motit në; pjesën më të madhe të kontinentit do të vijojnë kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments