Fabrika e përpunimit të frutave dhe perimeve “Zdrava” sh.p.k., në Lushnjë, është një sipërmarrje e ngritur nga 6 vëllezër, me mbështetjen e programit IPARD II, e cila arrin të prodhojë sot me standarde të larta dhe kapacitet të trefishuar të prodhimit dhe të eksportit. “Zdravo” sh.p.k prezantoi në panairin ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga data 6-9 dhjetor nga Klik Ekspo Klik, disa nga llojet e prodhimeve të fruta perimeve të përpunuara, si gogozhare, komposto, reçelna e lloje të tjera. Përfaqësues të kompanisë shprehen se produktet janë të destinuara jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe atë të jashtëm, ku eksportohen në 40 vende të botës, deri në SHBA. Ndërsa pjesëmarrja në panairin e Klikut e shohin si një mundësi të mirë për zgjerimin e bashkëpunimeve të reja në tregje shitjes por dhe në implementimin e teknologjive bashkëkohe që rrisin standardet e cilësë. Kompania ka përmirësuar ndjeshëm teknologjinë e prodhimit, përmes linjës së standardizimit dhe përpunimit të domateve, trangujve, specave dhe perimeve të tjera. “Zdrava” sh.p.k ka 150 të punësuar dhe bashkëpunon me 400 fermerë prej të cilëve siguron prodhimin e freskët bujqësore për përpunim duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë familjare të fermerëve të cilët punësohen, por dhe që gjejnë një treg të sigurtë për shitjen e produkteve të tyre.
Fabrika në Lushnjë, eksporton në 40 vende të botës
RELATED ARTICLES