Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Izraelit “municionin e rëndësishëm” për vazhdimin e luftës në Gaza. Në fillim të një takimi të kabinetit në Jerusalem, Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për ndihmën ushtarake dhe veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim. Netanyahu nuk specifikoi se cilat dërgesa armësh i referohej. Netanyahu tha se ai kishte biseduar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. “Unë u thashë atyre se ju nuk mund të mbështesni shkatërrimin e Hamasit nga njëra anë, dhe të bëni presion mbi ne për t’i dhënë fund luftës nga ana tjetër, gjë që mund të parandalojë shkatërrimin e Hamasit”, tha ai. Netanyahu tha se lufta do të vazhdojë me intensitet më të madh, në veri dhe jug të Rripit të Gazës, për të arritur të gjitha qëllimet e saj. “Shkatërrimi i Hamasit është, kthimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që Rripi i Gazës të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”, theksoi Netanyahu.