Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEGJERMANI – Greva paralizon transportin hekurudhor

GJERMANI – Greva paralizon transportin hekurudhor

Pjesa më e madhe e rrjetit hekurudhor të Gjermanisë ishte e bllokuar sot në mëngjes, pasi Unioni i Drejtuesve të Trenave (GDL) vazhdoi me një grevë të katërt për këtë vit. GDL kishte bërë thirrje për një grevë 24-orëshe nga ora 22:00 (21:00 GMT) dje në mbrëmje, në përpjekjen e saj për të fituar një reduktim të orëve për punëtorët me turne. Veprimi industrial prek shërbimet rajonale dhe në distanca të gjata të operatorit kombëtar hekurudhor ”Deutsche Bahn” (DB). “GDL po prish fundjavën e ardhjes për miliona pasagjerë me këtë njoftim për grevë të minutës së fundit”, tha një zëdhënës i DB duke iu referuar periudhës së festimeve të Gjermanisë para Krishtlindjeve. ”Megjithatë, paralajmërimi i rrjetit për ndërprerje kishte arritur në shumicën e pasagjerëve në kohën e duhur, me shumë stacione hekurudhore të mbetura të qeta”, shtoi zëdhënësi. Kompania shtetërore anuloi rreth 80% të shërbimeve të saj në distanca të gjata, megjithëse efektet e grevës në transportin rajonal ndryshonin në të gjithë vendin. Mijëra trena ka të ngjarë të preken, megjithëse hekurudha fillimisht nuk dha shifra të sakta. Çdo ditë në Gjermani operojnë 50 000 trena. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë trenat të kthehen në shërbim deri në fillimin e operacioneve të shtunën”, tha zëdhënësi. Pas muajsh grevash të njëpasnjëshme në transport dhe sektorë të tjerë, publiku i gjerë aktualisht ushqen simpati të kufizuar për GDL.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments