Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), si dhe do të takojë diasporën e Kosovës. Ai gjatë kësaj vizite shoqërohet nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Kurti në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të Diasporës në Gjermani.
Kurti në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë
RELATED ARTICLES