Efektivët e FA i bashkohen nismës së dhurimit të gjakut

0
4

Efektivë të Forcave të Armatosura i janë bashkuar iniciativës për dhurim vullnetar gjaku. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila theksoi se nga dhurimi i gjakut të gjithë fitojnë. “Dhurimi i gjakut është një kontribut human dhe i çmuar që u dhuron jetë njerëzve në nevojë, talasemikëve, të aksidentuarve apo pacientëve që kalojnë ndërhyrje kirurgjikale”, tha Koçiu. Fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve. Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.