Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITIA, rritje me 133.7 % të pasagjerëve gjatë tetorit

TIA, rritje me 133.7 % të pasagjerëve gjatë tetorit

Tirana Airport Partners raportoi një rritje me 133.7 % të trafikut të pasagjerëve në tetor të këtij viti, krahasuar me tetorin e vitit 2022, raporton Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Sipas të dhënave të ACI-së, trafiku i pasagjerëve në Europë është rikuperuar pothuajse plotësisht nga pandemia e COVID-19, duke shënuar rritje prej 11.7 % në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, Olivier Jankovec, duke komentuar shifrat foli për një rikuperim të plotë të trafikut të pasagjerëve për aeroportet e Evropës në tetor, duke sfiduar të rritjen me mbi 36 % të tarifave të fluturimit dhe konfliktin në Izrael që shtoi tensionet gjeopolitike. Aeroportet rajonale dhe më të vogla vazhduan të tejkalojnë nivelet e trafikut të pasagjerëve para pandemisë në tetor, duke demonstruar një rritje mbresëlënëse prej 9.1 %. Ndërsa trafiku i pasagjerëve në aeroportet kryesore evropiane, London Heathrow, Stamboll, Paris-CDG, Amsterdam Schiphol dhe Frankfurt, u rrit me 14.6 %, krahasuar me tetorin 2022. Megjithatë, trafiku i pasagjerëve mbeti nën nivelet para pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments