Turqia ende pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të autorizojnë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në vend, përpara se parlamenti në Ankara të ratifikojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. ”Unë pres diçka nga ju”, tha Erdogan në fluturimin për në Ankara nga Katari, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ”Ju e miratoni shitjen e F-16 në Kongresin tuaj dhe ne i marrim këto hapa së bashku në të njëjtën kohë”, tha Erdogan nga zyra e tij e komunikimit. Është e paqartë nëse dhe kur Kongresi Amerikan do të ecë përpara me planin. Presidenti i SHBA Joe Biden mbështet shitjen, por ka ende një kundërshtim në Kongres. Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO në parlamentin turk është në pritje që nga tetori, kur Erdogani e dërgoi atë, pas disa muajsh kundërshtime ndaj supozimit të mbështetjes së Stokholmit për grupet që Ankaraja i konsideron “terroriste”.
Erdogan: Miratimi turk i Suedisë në NATO varet nga shitja e F-16 nga SHBA
RELATED ARTICLES