Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: Problemet greko-turke të zgjidhen me dialog mbi bazën e vullnetit të...

Erdogan: Problemet greko-turke të zgjidhen me dialog mbi bazën e vullnetit të mirë të ndërsjellë

Greqia nuk është armiku ynë, por një anëtare e vlefshme e aleancës së cilës jemi anëtarë, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për gazetën “Kathimerini”. “Për më tepër, ne jemi fqinjë, do të mbetemi fqinjë, duhet të respektojmë reciprokisht të drejtat dhe interesat jetike të njëri-tjetrit. Populli grek, me të cilin kemi jetuar së bashku për shekuj, e di mirë se sa të dashur jemi kur shtrijmë dorën e miqësisë”, tha ai. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili do të mbërrijë nesër në Athinë për të marrë pjesë në takimin e Këshillit te Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi. Gjithashtu, ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, për të diskutuar çështjet në marrëdhëniet greko-turke. “Nuk ka asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim me dialog mbi bazën e vullnetit të mirë të ndërsjellë”, tha ai. “Vullneti i Turqisë për të zgjidhur problemet greko-turke është i fortë, tha Erdogan duke bërë thirrje për një qasje të ngjashme dhe pa ndërhyrje të jashtme nga pala greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments