Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema Kombëtare: Mbështetje për bletarët

Skema Kombëtare: Mbështetje për bletarët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi “100% mbështetje për bletarët, nga Skema Kombëtare për masën e mbështetjes së mbarështimit të bletarisë”. Denaj tha se, këtë vit Këtë vit, me shtesën në buxhet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, financojmë të 3,578 bletarët e kualifikuar për këtë masë. Sipas saj, në total 3, 578 bletarët kanë marrë 100% të financimit, konkretisht 368 milionë lekë. Skema Kombëtare adreson mbështetje për bletarët në rritjen e sasisë, cilësisë dhe lehtësimin e kostove gjatë prodhimit. Bletaria është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, e cila ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej vitit 2009 ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, por edhe programit IPARD. Sot numërojmë rreth 400,000 zgjoje bletësh në të gjithë vendin, ku vetëm në 10 vitet e fundit numri i zgjojeve është rritur me 64 %, duke ndikuar ndjeshëm në nivelin e prodhimit. Në vitin 2022, në sajë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes, u financuan 2681 bletarë, ndërsa përmes programit IPARD është investuar në linja përpunimi, ambalazhimi, si edhe magazina për ruajtjen e produkteve, duke synuar përveç tregut vendas, edhe atë të jashtëm. Autoritet e linjës shprehin bindjen se mbështetja e këtij sektori përtej efektit pozitiv që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e performancës ekonomike të tij, ka një efekt më të rëndësishëm dhe strategjik në performancën ekonomike të të gjithë sektorit bujqësor në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments