Shenjt me popullaritet të gjerë, në të gjithë botën e krishterë, imazhi i të cilit lidhet me një numër të madh legjendash. Në vendin tonë kjo ditë kremtohet si nga ortodoksët ashtu edhe katolikët dhe lidhet me imazhin e babagjyshit të dhuratave. Kjo është edhe arsyeja përse bredhi festiv zbukurohet më datën 6 dhjetor. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndau sot një afresk të shën Nikollës që i përket shek. 18, vepër e ikonografëve Athanas dhe Kostandin Zografit, nga kisha e shën Nikollës, në Voskopojë. Kisha uroi përmes rrjeteve sociale të gjithë ata besimtarë që kanë ditën e emrit dhe festojnë në nderim të shën Nikollës: Nikolla, Nikollaq, Nikola, Nikolini, Nikolina, Nikoleta, Nikolica, Niko, Niku, Niki, Kolli, Koli, Kola, Klaus. Shën Nikolla gëzonte famë si mrekullibërës i madh. Në varësi të vendit ku nderohet, emri i tij varion nga Nikolla në Santus Nikolaus, Santa Claus, Sent Kles, një metamorfozë që e ka shndërruar në plakun e Krishtlindjeve dhe që e njeh si mbrojtës të fëmijëve.
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE Shën Nikolla, shenjti mbrojtës i fëmijëve dhe imazhi i babagjyshit të Krishtindjes