Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot se Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore. Në një postim në rrjetet sociale, Margariti ka dhënë lajmin e mirë nga Botswana, vetëm një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ministrja bën me dije se “për Transumancën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri”. “Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari”, nënvizon ajo. “Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The_AADF”, shprehet ministrja ndërsa i falënderon që hartuat një dosje fituese.
Tradita e shtegtimit të bagëtive, përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore
RELATED ARTICLES