Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit të obligacioneve 2-vjeçare u rrit në 4.23%

Norma e interesit të obligacioneve 2-vjeçare u rrit në 4.23%

Norma e interesit të obligacioneve 2-vjeçare të qeverisë shqiptare u rrit lehtë në ankandin e muajit dhjetor. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e rihapjes së obligacioneve dyvjeçare, që u zhvillua ditën e martë, yield-i mesatar (norma e interesit) arriti në 4.23%, nga niveli prej 4.18% në ankandin e mëparshëm. Rritja e yield-it ishte edhe rezultat i rritjes së shumës së emetimit të planifikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Qeveria kishte shpallur për financim një shumë prej 1 miliardë lekësh, por vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand ishte më pak se 762 milionë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar i kërkesave ishte 3.24%, pranë nivelit të normës bazë të interesit. Megjithatë, MFE nuk pranoi asnjë prej kërkesave, duke preferuar ta zëvendësojë këtë shumë pjesërisht me rritjen e emetimit të obligacioneve dyvjeçare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments