Vranësirat e dendura do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë përgjatë gjithë 24 orëshit, KU parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore. Pritet që reshjet e dëborës më të fokusuara të jenë në qytetet përgjatë kufirit Perëndimor dhe Veriperëndimor. Prezenca e lart e lagështirës, reshjet e dëborës si edhe temperaturat e ulëta do të sjellin problematikën e ngricave në akset rrugore në një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 7 gradë C.
Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik; pjesa më e madhe e MV do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëbores KU më të dukshme do të jene në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të republikës së MV. Parashikohet; që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante; pritet ndrëpreje e tyre vetem në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në orët e mëngjesit POR mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites DHE e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, dhe gadishullin Skandinav duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje të dendura dëbore. PO ashtu, Europa qëndrore si edhe pjesërisht, gadishulli i Ballkanit do të perfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë reshje shiu e dëbore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët POR të ftohtë do të paraqiten vetëm; Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut.