Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHumbjet e energjisë elektrike ! 

Humbjet e energjisë elektrike ! 

Shqipëria prodhoi 1,6 miliardë kilovatorë energji, ose 17,5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por edhe importoi 755 milionë kilovatorë energji elektrike. Do të thotë se kishim gati për konsum rreth 2,4 miliardë kilovatorë energji. Më shumë se 450 milionë kilovatorë i eksportuam, pra i shitëm, duke na mbetur në përdorim rreth 2 miliardë kilovatorë. Humbjet e shënuara, edhe shumë të të vogla se një dekadë më parë, janë shqetësuese për bilancet e kompanive të prodhimit e të shpërndarjes së energjisë elektrike. Këto humbje bëhen me të pa menaxhueshme, po të kujtojmë se qeveria ka vendosur pezullim të investimeve, për shkak të emergjencës në furnizim, e cila pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti. Në vitin 2024 ministria përgjegjëse për energjinë ka planifikuar të financojë  rreth 530 milionë dollarë ose 2,2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për infrastrukturën dhe energjinë.  Investimet në infrastrurën e shpërndarjes kanë mungguar në vite. Kemi rrjetin e shpërndarjes me 28 mijë km me 38 vite jetëgjatësi. Kemi 6 mijë transformator nga rreth 11 mijë në të gjithë vendin që kanë 35 vite punë pa u ndërruar dhe patjetër që do të japin avari. Dhe humbjet e energjisë janë pikërisht në këtë mungesë investimesh, që nuk ka dritë jeshile as në 2024. Mbulimin e humbjeve në rrjetin e tij, Operatori i Sistemit të Transmetimit e siguron përmes një procedure standarde të përcaktuar në një kontratë paraprake me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. / rtsh /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments