Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshem të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta NDERSA vranësira më të shpeshta priten në zonat Jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që gjatë nates të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohëshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.