Do të MBETET nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme; territori i Kosovës duke bërë që kthjellimet të jenë dominante POR herë pas-here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mengjes POR edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.
Republika e MV do të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët POR të ftohtë si pasoje e qarkullimit të masave të ftohta siberiane NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështirës në ajër në të gjithë MV duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Zhvillimi i dy qëndrave të fuqishme Ciklonare përkatësisht në Veri – Veriperëndim të Europës; me ndikim deri në Qendër të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere; Ndërkohë; brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi do të paraqiten me vranësira, shira dhe ministuhi të forta ere. Përsa i përket; Skandinavise, ishujve Britanikë, gadishullit Iberik si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë.