Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERona Nishliu, koncert në TKOB

Rona Nishliu, koncert në TKOB

Rona Nishliu do të realizojë sonte një koncert në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. “Këngëtarja që na ka bërë krenarë në skenën e madhe të Eurosongut, ngjitet sot në skenën e Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale, ku edhe ftoi artdashësit të mos e humbasin koncertin e Rona Nishliut dhe The New Orchestra. Koncerti do të shfaqet sot në mbrëmje, në orën 20:30 dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Kohët e fundit, Rona Nishliu ka qenë më aktive në skenën artistike në të dyja anët e kufirit. Këngëtarja nga Mitrovica organizoi në qytetin e saj të lindjes, para disa muajsh, një festival ndërkombëtar xhazi, “Mitrovica International Jazz Days”. Rona Nishliu ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në 2012, me këngën “Suus”, me të cilën arriti të renditej e 5-ta në natën finale. “Rona do të na rrëmbejë zemrat me koncertin që do të reflektojë ndjesitë e brendisë sonë: dashurinë, rritjen, mallëngjimin, mallin, humbjen e idealin për vendin”, shkruhet në faqen online të TKOB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ