Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIDF: Hamasi nuk është mposhtur ende në Gazën Veriore

IDF: Hamasi nuk është mposhtur ende në Gazën Veriore

Ndërsa trupat tokësore izraelite po përparojnë në jug të Rripit të Gazës, operacioni i ushtrisë për të shkatërruar bastionin e lëvizjes islamike Hamas në veri të zonës bregdetare vazhdon ende, sipas zëdhënësit të ushtrisë, Jonathan Conricus. “Hamasi nuk është mposhtur ende në Gazën veriore, por kemi bërë përparime”, tha Concricus për CNN. “Ne u thamë që në fillim civilëve izraelitë dhe kujtdo që dëgjon në botë se lufta kundër Hamasit për fat të keq do të marrë kohë”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF). “Është një operacion i vështirë në terrene të vështira luftarake ku ne po luftojmë një armik shumë të përkushtuar që nuk ka asnjë problem me sakrifikimin e civilëve për kauzën e tyre ushtarake”, tha ai. Conricus hodhi poshtë akuzat e organizatave të ndihmës se qindra mijëra civilëve në jugun e mbipopulluar, nuk po u jepej kohë e mjaftueshme nga ushtria izraelite për të shpëtuar nga sulmet e zgjeruara izraelite. “Gjithçka po bëhej për të mbrojtur civilët”, tha ai. “Nëse Hamasi do të ishte vendosur jashtë zonave urbane dhe do të na luftonte atje, atëherë sigurisht që popullsia civile nuk do të prekej”, shtoi ai. “Por Hamasi nuk e ka bërë këtë”, tha Conricus duke akuzuar edhe një herë organizatën ekstremiste palestineze, e cila mori kontrollin e Rripit të Gazës me forcë në 2007, për përdorimin e civilëve si mburojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments