Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Numri i huamarrësve pësoi rënie me  4.8%

BSH: Numri i huamarrësve pësoi rënie me  4.8%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, numri i huamarrësve në segmentin familjar (të individëve) shënoi 324 mijë në fund të vitit 2022. Krahasuar me vitin 2021, numri i huamarrësve pësoi rënie me 4.8%. Sipas raportit të publikuar së fundi nga BSH-ja, mbi kreditimin numri i përgjithshëm i huamarrësve vazhdon të dominohet nga huamarrësit burra, me afërsisht 57% të totalit. Pesha e tyre ka ngelur pothuajse e pandryshuar krahasuar me një vit më parë. Paralelisht me rënien e numrit të huamarrësve, u shënua edhe një rënie e numrit të llogarive të huasë. Gjithnjë duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë numri i llogarive huamarrësve (huave) në fund të vitit 2022 arriti në afërsisht 384 mijë, në rënie me 4.2% krahasuar me vitin paraardhës. Statistikat tregojnë se në vlerë portofoli i kredisë për individë të sektorit bankar shënoi një rritje me 12% gjatë vitit 2022. Por, nga ana tjetër, numri i kredive dhe kredimarrësve nuk është rritur, përkundrazi, ka ardhur në rënie të dukshme krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se rritja e kreditimit të ekonomisë, të paktën në segmentin e individëve, ka ardhur kryesisht nga rritja e shumës mesatare të huave dhe jo nga shtimi i numrit të shqiptarëve që kanë kredi në bankë. “Duke pasur parasysh strukturën e kreditimit të individëve, që dominohet kryesisht nga kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, mund të arrihet në përfundimin se rritja e kredisë në dy vitet e fundit ka ardhur sidomos nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme”, cition në raportin e saj BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments