Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT “Gjermani 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

 “Gjermani 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut bashkëngjitur: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/). Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares. Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023. Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments