Vullkani më i madh aktiv në Evropë, “Etna”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një shpërthim të llavës. Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania në Siçili, shpërthimi i llavës u ngrit deri në 6 000 metra mbi nivelin e detit dje në mbrëmje dhe ndriçoi qiellin e natës në lindje të ishullit. Në orën 21:35, “Etna” u qetësua përsëri. Vullkani në ishullin mesdhetar ngrihet rreth 3 350 metra mbi nivelin e detit. Ai bëhet aktiv vazhdimisht, më së fundi në mes të nëntorit.
Vullkani siçilian “Etna” shpërthen sërish
RELATED ARTICLES