Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i solli në vëmendje sot të gjitha bizneseve që duan të marrin nën menaxhim një stacion plazhi se aplikimet online në e-Albania do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më datë 6 dhjetor. Ajo nënvizoi se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”. Kumbaro ndau edhe një video-udhëzim, ku të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar.
Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit deri në 6 dhjetor
RELATED ARTICLES