Mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit

0
1

Kulinaria luan një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve të agroturizmit, duke shërbyer si një lidhje e drejtpërdrejtë për kulturën, trashëgiminë dhe prodhimet vendase të një rajoni. Lidhja midis bujqësisë dhe gastronomisë u ofron vizitorëve një eksperiencë gjithëpërfshirëse, duke nxitur një vlerësim të thellë për prodhimet vendase dhe recetat tradicionale. Nëpërmjet trajnimeve të duhura, agroturizmet mund të përmirësojnë teknikat e tyre të kulinarisë, të krijojnë menu të shumëllojshme dhe të përmirësojnë mënyrën se si ato prezantohen tek vizitorët, duke tërhequr kështu një numer më të gjerë vizitorësh dhe rrjedhimisht të rrisë kënaqësinë e tyre. Për këto arsye, GIZ, nëpërmjet inicitivave mbështetëse kërkon të theksojë rëndësinë e praktikave të qëndrueshme të kulinarisë në agroturizmin shqiptar.