Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një rritje të mëtejshme të përmasave të ushtrisë, sipas një dekreti të publikuar sot nga Kremlini. Forcat e armatosura të Rusisë do të zgjerohen me 170 000 ushtarë të tjerë me kontratë ose rekrut në 1,32 milionë. Në verën e vitit 2022, pasi Putini urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ai urdhëroi që forcat ruse të zgjeroheshin në 1,15 milionë ushtarë. Në vjeshtën e vitit 2022, Putin urdhëroi një mobilizim prej rreth 300 000 burrash të thirrur për të luftuar në Ukrainë. Urdhri shkaktoi panik në shoqërinë ruse, ku qindra mijëra të rinj u larguan jashtë vendit. Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet se një valë e dytë mobilizimi mund të planifikohet në një përpjekje për të kundërshtuar frikën mes popullatës. Në vend të kësaj, ministria tha se do të mbështetej tek qytetarët rusë që vullnetarisht regjistrohen në ushtri.