Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore dhe verilindore do të ketë vranësira disi më të dendura. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, shtim të theksuar të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të lehtë ne mnegjes POR RRITEN në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor.
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë dites së premte, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.
Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore KU shira intensivë do të ketë në gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë NDERSA reshje të dendura dëbore priten në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA moti i kthjellët POR i ftohtë do të dominojë në: Gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore.