Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT për bilancine eenrgjisë elektrike, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76.7 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 21.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2023, arriti vlerën 755 GWh nga 1.142 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 33.9 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 453 GWh nga 670 GWh duke shënuar një rënie me 32.5 %.
INSTAT: Prodhimi vendas i energjisë elektrike, rritje me 17.5 % në 3-mujorin e tretë
RELATED ARTICLES