Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,30 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,30 Nëntor 2023

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jënë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në orët e mëngjesit POR do të këtë rritje në orët e mesditës duke u luatur vlerat ditore nga minimalja -3°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Pritet përmirësim i dukshem i kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të repubikës së MV; duke bërë që dominante të jenë kthjellimet dhe vranësirat e lehta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të territorit të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të Republikës së MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket: Temperaturat të ajrit do të pësojnë 2 gradë RENIE në vlerat minsmle POR prite rritje ne vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga nga -4°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Prezenca e një qëndre të fuqishme ciklonare në brigjet Veriperëndimore të Europës do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në; Ishujt Britanikë, Gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Europës Qëndrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore, herë pas here priten stuhi të forta ere, më të dukshme në Europën Jugperëndimore. Po ashtu; gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore paraqiten me stuhi dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta NDERSA pellgu i Mesdheut do të dominohet nga masa ajrore disi më të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta POR pa reshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments