Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO: Mbështetje për praninë e shtuar në Kosovë

NATO: Mbështetje për praninë e shtuar në Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Bruksel, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s. Hasani bëri të ditur se në takim theksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, ndaj sigurisë së krahut tonë lindor, ndaj luftës së drejtë të popullit ukrainas dhe ndaj stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. “Gjithashtu, nënvizova rolin jetik të NATO-s dhe bashkëpunimit NATO-BE në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Konfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët në rajon përballë sfidave aktuale të sigurisë dhe për praninë e shtuar të NATO-s në Kosovë”, u shpreh Hasani. “Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në agjendën e ardhshme të Samitit të Uashingtonit është e domosdoshme falë rëndësisë së thellë strategjike që ky rajon ka”, u shpreh Hasani në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments